Flash News

Kosova

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të

Ka dështuar për të tetën herë me radhë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtën herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares.

Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë – por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Të fundit