Flash News

Kosova

Detaje nga krimi i rëndë në Pejë, autori vrau nënën se ‘e ndau nga gruaja’

Detaje nga krimi i rëndë në Pejë, autori vrau

Një kri në familje tronditi dje Kosovën.

Djali vrau nënën e tij në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Mediat kosovare kanë zbardhur detaje se Urim Hyseni vrau nënën e tij Hyrije Hyseni, duke i prerë kokën me thikë pasi e akuzonte se ajo ishte bërë shkak që të ndahej nga bashkëshortja.

Pas kryerjes së krimit, Hyseni u prangos nga Policia e Kosovës, megjithatë ai ende nuk ka folur, rreth ngjarjes së tmerrshme.

Në anën tjetër, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, deklaroi se kanë siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes.

Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij. Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”,-tha Gashi.

 

 

                 

Të fundit