Flash News

Kosova

Detajet/ Arrestohet burri i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini

Detajet/ Arrestohet burri i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini

Kryetari i PSD-së së Kosovës, Dardan Molliqaj, i cili është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shahini, është arrestuar mesditën e sotme në Prishtinë.

Partia Socialdemokrate ndërmori sot një aksion në hapësirat pranë ndërtesës së qeverisë në Prishtinë, saktësisht te ish-objekti i “Rilindjes”, për të kundërshtuar “etiketat ngjitëse”, raportojnë mediat e Kosovës.

Dhjetëra vetura zyrtare janë mbuluar me mbishkrime “Zhvatës”. Kjo ka sjellë ndërhyrjen e Policisë, e cila ka arrestuar 7 anëtarë të PSD-së, ku një prej tyre është dhe kryetari i partisë, Dardan Molliqaj.

Qytetarët e Kosovës, nga muaji shtator, do të duhet të paguajnë 5 euro shtesë për regjistrimin e automjetit, për shkak të një marrëveshje që kanë bërë institucionet për ofrimin e etiketës ngjitëse që shërben për konfirmimin e kontrollimit teknik të automjeteve.

Detajet/ Arrestohet burri i ish-ministres së Arsimit, Besa ShahiniDetajet/ Arrestohet burri i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini

Të fundit