Flash News

Kosova

Dhuna ndaj gazetarëve, Kosova arreston një protestues serb

Dhuna ndaj gazetarëve, Kosova arreston një protestues serb

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër protestues që thuhet se ushtroi dhunë ndaj gazetarëve të cilët ishin duke raportuar në Leposaviq, në veri të Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e identifikoi të arrestuarin si Dalibor Spasiç. Sveçla tha se në një vend demokratik si Kosova, aktet kriminale nuk mund të kalojnë pa pasoja.

Ministri i Brendshëm tha se Republika Srpska nuk zmbrapset përballë kriminelëve të milicisë fashiste.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiç, - njoftoi Sveçla në Facebook. - Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste,” nënvizoi ministri i Kosovës.

Të fundit