Flash News

Kosova

Dhunohet fizikisht gazetari në Kosovë

Dhunohet fizikisht gazetari në Kosovë

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht pak orë më parë në qendër të Prishtinës, në lagjen “Pejton” në rrugën “Robert Doll”. Nga pamjet e para shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Sipas mediave vendase, ky sulm fizik ndaj gazetarit vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thanë se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 “Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëjerë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha Ahmeti.

 

Të fundit