Flash News

Kosova

Dhunohet sek*ualisht 15-vjeçarja, gjendet në makinën me 7 djem në Kosovë

Dhunohet sek*ualisht 15-vjeçarja, gjendet në makinën me 7 djem

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Mësohet se një vajzë e mitur është përdhunuar nga një person i moshës madhore.

Sipas gazetës “Sinjali”, burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, ku një njësi policore që po patrullonte, ka ndalur për kontroll një makinë.

Gjatë kontrollit është vërejtur se brenda makinës ndodheshin shtatë persona, ku dy prej tyre, përfshirë viktimën, ishin të shtrirë në bagazh.

Shtatë personat që ndodheshin brenda automjetit janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar nga hetuesit.

15-vjeçarja që ndodhej në bagazh ka deklaruar për agjentët se ka kryer marrëdhënie seksuale me njërin prej të dyshuarve.

Bazuar në dëshminë e saj, ngjarja ka ndodhur në një motel në dalje të Prishtinës dhe në kuadër të veprimeve hetimore, viktima është dërguar për ekzaminime gjinekologjike.

Ndërkohë është intervistuar edhe 22-vjeçari që ndodhej në bagazh me të, i cili ka pranuar se ka qëndruar në motel me vajzën e mitur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokuroria ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Raste të tilla në Kosovë janë bërë të shpeshta dhe qeveria duhet të marrë masa menjëherë. Kujtojmë që para disa muajsh u bë publik një rast ku një vajzë e mitur kishte rënë pre e abuzimit. 5 meshkuj e kishin përdhunuar atë për 7 orë rresht.

Të fundit