Flash News

Kosova

Dhunuan të moshuarën në azil, sa vite burg rrezikojnë tre infermieret në Kosovë

Dhunuan të moshuarën në azil, sa vite burg rrezikojnë tre

Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dale ditën e sotme para gjykatës. Në një lidhje direkte për “Përballë Lajmit” në Klan News, Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi ka tha se 3 infermieret rrezikojnë të dënohen me 3 deri në 5 vite burgim në varësi të akuzave që rëndojnë mbi ato.  

“Kjo ka qenë vetëm seancë ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë dhe të njëjtat kanë mbështetur propozimet e mbrojtësve të tyre, kanë kërkuar që të mos u caktohet paraburgimi, mirëpo prokurorja e çështjes ka kërkuar që 3 të pandehurave të ju caktohet masa e paraburgimit dhe të njëjtat të mbahen në 30 ditë burg.

Sipas Kodit të Procedurës Penale apo sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, parashihet dënimi që mund të jetë 3 ose 5 vite burg varësisht nga vepra penale që iu ngarkohet. Ajo që është koherente, Prokuroria do të kërkojë dënimin maksimal dhe me këmbëngulje do të kërkojmë që të njëjtat të dënohen sipas ligjit në fuqi. 

Kjo ka qenë vetëm një seancë dëgjimore dhe seanca ka qenë e mbyllur për mediat. Seanca ka përfunduar para disa minutash dhe jemi në pritje nga vendimi që do të marrë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë”, tha zëdhënësi i Prokurorisë.

Të fundit