Flash News

Kosova

Dialgu me Serbinë, Haradinaj akuza Kurtit: Mashtrues ordiner, qasja e tij është e rrezikshme

Dialgu me Serbinë, Haradinaj akuza Kurtit: Mashtrues ordiner, qasja e tij
Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e quan kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin “‘mashtrues ordiner”. Ai thotë se Kurti nuk po përqëndrohet te çështja kryesore në dialogun me Serbinë, që sipas Haradinajt, është njohja reciproke. Ky i fundit shton se temat që ka parashtruar Kurti janë humbje kohe dhe qasje e rrezikshme.

“Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar, rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordinder dhe po mashtron popullin e Kosovës me një qasje të rrezikshme në dialog, duke mos kërkuar substancën e paraparë për të cilën ne e synojmë dialogun por duke u shpërndarë në tema të panevojshme.

Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, pra nuk është fokusimi të çështja kryesore që ka mbet njohja reciproke të cilën e ka theksuar presidenti Biden qartë në letrën e vet”, thotë Haradinaj.

Ky i fundit tha për "Kosovapress", se Kurti po e rikthen dialogun në fillim dhe po kërkon të krijojë marshënie të re ekonomike me Serbinë, më të avancuar se nisma e njohur si Minishengen.

Të fundit