Flash News

Kosova

“Dialog ose konflikt!” Vjosa Osmani reagon pas deklaratës së Vuçiç: Pres që NATO dhe BE t’u përgjigjen kërcënimeve për luftë

“Dialog ose konflikt!” Vjosa Osmani reagon pas deklaratës
Foto Ilustruese/ Vuçiç dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës së Vuçiç, i cili paralelizonte luftën në Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë me atë mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se “është mirë gjetja e një zgjidhje sa më herët. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt.”.

Prishtina zyrtare e ka marrë këtë prononcim të Vuçiç si kërcënim, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Vjosa Osmanit.

Presidentja e Kosovës në detyrë  kërkon nga NATO dhe BE që t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga homologu i saj Vuçiç.

“Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vucic”, tha Osmani.

“Porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiç.

“Dialog ose konflikt!” Vjosa Osmani reagon pas deklaratës

Të fundit