Flash News

Kosova

Dialogu Beograd-Prishtinë, Kallas: Jam e gatshme të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë

Dialogu  Beograd-Prishtinë, Kallas: Jam e gatshme të pres së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të hap një dritare të re 3 mujore për t’iu mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë fakte civile të cilat deri më datën 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale.

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Ajo në një postim në platformën X shkruan se marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. 

Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë të mundur këtë. Në vazhdim, zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet jetik.

Ky progres krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe unë jam i gatshëm të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, shkruan ajo. 

Të fundit