Flash News

Kosova

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE, Kurti: Nuk ka datë për takimin me Vuçiç

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE, Kurti: Nuk ka datë për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka ende ndonjë datë se kur mund të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha  se me Vuçiç do të takohet më 6 tetor në samitin e Sllovenisë, midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa tregoi se cilat tema nuk ka diskutuar me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili po viziton Kosovën.

“Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave. Kemi diskutuar për propozimet tona që i kemi dhënën për raportet me Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. S’kemi diskutuar as për reciprocitetin”, tha Kurti, duke shtuar se nuk është diskutuar as për katër marrëveshjet, që janë në diskutim e sipër në Bruksel.

Në takimin e fundit në Bruksel më 7 dhe 8 shtator, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të negociatorëve, përfaqësuesi i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se palët janë pajtuar që të hapen arkivat në Serbi dhe Kosova të hapë arkivat shtetërore “që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, me qëllim që të ndihmohet në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Të fundit