Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan për planin e BE-së: S’ka marrëveshje më të mirë në dispozicion

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan për planin e BE-së:

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur në lidhje me planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai u shpreh se kjo është marrëveshja më e mirë në dispozicion dhe se gjasat për njohje reciproke tani nuk janë shumë të mëdha për shkak të qëndrimit të palës serbe.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”. 

Hovenier tha se kjo marrëveshje do të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe se gëzon mbështetje të gjerë nga SHBA-ja dhe vendet e tjera,

“Pozicioni i SHBA-së ka qenë dhe do të jetë i qartë. Nuk e shohim të ndryshojë. Por, duhet ta kemi parasysh momentin në të cilin jemi. Mendoj se realiteti – për arsye të ndryshme, por kryesisht për shkak të vendimit të marrë nga udhëheqja në Serbi – është se gjasat për arritjen e njohjes reciproke tani, nuk janë shumë të mëdha.”

“Të gjitha vendet që kanë qëndruar dhe qëndrojnë me Kosovën, besojnë se është një gjë shumë e mirë dhe po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të parë avancimin e tij dhe përfundimin e suksesshëm të negociatave”, tha Hovenier.

Të fundit