Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Borrell: Çështje muajsh, çelës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Dialogu Kosovë-Serbi/ Borrell: Çështje muajsh,

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaron se arritja e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh, e jo vitesh. Pas takimit me ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, Borrell gjithashtu theksoi se ky është një proces kompleks dhe dialogu nuk është i lehtë.

Bisedimet po vazhdojnë, kemi pasur dy takime në nivel të lartë dhe nuk ka qenë gjithmonë lehtë. Të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar këtë dialog të vështirë. Të dy liderët, presidenti i Serbisë (Aleksandar Vuçiç) dhe kryeministri i Kosovës (Avdullah Hoti), kanë thënë se i japin prioritet të lartë perspektivës evropiane të rajonit. Dialogu është një kusht i domosdoshëm për rrugën e tyre evropiane”, deklaroi Borrell.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së e cilësoi çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në vet Bashkimin Evropian.

Mbesim të përkushtuar që ta çojmë dialogun në një përfundim të suksesshëm. Kërkojmë nga palët të punojnë në mirëbesim, në dritë të kompromisit, mes vete. Suksesi në këtë dialog është çelës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për vet Bashkimin Evropian. Këshilli ka ofruar mbështetjen e plotë dhe unitetin për këtë çështje, dhe mbështesim fuqishëm Lajçak.

Të fundit