Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçic konfirmojnë takimin e radhës më 18 mars

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçic konfirmojnë takimin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç konfirmuan se do të takohen në datën 18 mars, në Ohër. Ky takim bëhet në kuadër të dialogut mes dy vendeve dhe që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Evropian për Çështjet e Jasthme (EEAS) dhe do të jetë finalizimi i Aneksit Zbatues të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Borel dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, fillimisht do të kenë takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin, e më pas do të vijojë takimi i përbashkët trepalësh.

Për t'u përgatitur për takimin në Ohër, Lajçak sot dhe nesër po qëndron në Prishtinë, ndërsa më 13 dhe 14 mars do të vizitojë Beogradin.

Pas takimit të Vuçiçit, Kurtit, Borelit dhe Lajçakut në Bruksel më 27 shkurt, shefi i diplomacisë evropiane deklaroi se liderët e dy palëve arritën marrëveshje për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se nevojiten negociata shtesë për modalitetet e zbatimit.

Borel më pas njoftoi se Vuçiç dhe Kurti do të takohen në mes të marsit për të finalizuar diskutimet për aneksin e zbatimit, i cili është pjesë integrale e Marrëveshjes dhe që do të përcaktojë udhëzimet për zbatimin e saj.

Të fundit