Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak i prerë: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak i prerë: Nuk ka marrëveshje

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është shprehur se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë duhet të formohet.

Duke folur për median serbe RTS, Lajçak ka thënë se nëse nuk formohet Asociacioni, atëherë nuk ka marrëveshje.

“Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, tha Lajçak.

Sipas tij, takimi që pritet të zhvillohet në 18 mars në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, synon arritjen e një marrëveshje.

 

Të fundit