Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Pas pak ditësh do takohet Kurti me Vuçiç / Palmer: ShBA nuk është palë, por partner

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Pas pak ditësh do takohet Kurti

I dërguari special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen pas pak ditësh në Bruksel.

Gjatë një konference për mediat, Lajçak deklaroi se qëllimi parësor i kësaj vizitës së tij në Prishtinë është që të përgatitet takimi i parë mes qeveritarëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, ka thënë Lajçak. 

Ndërsa, përfaqësuesi special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke. Gjatë konferencës për mediat, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë palë në procesin e dialogut por vetëm partner.

“SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu është rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. SHBA nuk është palë në procesion e dialogut por ne jemi partner në këtë proces, jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Serbinë edhe Kosovës por edhe me ekipin e z.Lajçakut në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh Palmer.

Të fundit