Flash News

Kosova

Dialogu me Serbinë, Kurti tregon se cilat do të jenë kërkesat e Kosovës

Dialogu me Serbinë, Kurti tregon se cilat do të jenë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka treguar edhe kërkesat kryesore që do të parashtrojë Kosova.

Në një prononcim për gazetarët, pas homazheve në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, Kurti tha se të pagjeturit dhe krimet e luftës janë prioritet i qeverisë së tij lidhur me dialogun.

“Pa dyshim që në raportin tonë me Serbinë ne e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, sepse s’mund të kemi progres nëse nuk i trajtojmë ato. Këto krime kanë ndodhur dhe i mbajmë mend, dhe kjo do të jetë prioritet në bisedime me Serbinë. Nuk do të jetë dialog ku i dëgjojmë kërkesat e vjetra të Serbisë, por do të jetë dialog ku ne shtrojmë kërkesa për drejtësi”, tha Kurti. 

Të fundit