All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Dialogu në Bruksel, flet kryenegociatori i Kosovës: Nuk i intereson Kushtetuta jonë

All - Paragraf - 1

Dialogu në Bruksel, flet kryenegociatori i Kosovës: Nuk i intereson

Ditën e sotme u zhvillua takimi në Bruksel në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut me Kosovës e Serbisë.

All - Paragraf - 3

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, i pyetur nga gazetarët, tha se nga pala serbe është thënë se nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës e as letra e Mogherini-t, por vetëm zbatimi i Asociacionit që kanë marrë nga Isa Mustafa në vitin 2015.

Nga pala serbe është thënë sot se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, nuk i intereson as letra e Mogherinit, iu intereson vetëm ajo që kanë marrë nga Isa Mustafa në vitin 2015 dhe Petkoviç edhe i lexonte atë se çka kanë marrë nga Mustafa në vitin 2015, thoshte që kështu e duam ne asociacionin’’, tha ai.

Ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me takimin e ardhshëm apo se si do të procedohet në procesin e dialogut në vijim.

“Mendoj që Grupi Monitorues nuk mund të takohet pa u dakorduar për termat e referencës. Kjo vlen edhe për Grupin Punues, apo Komitetin e Përbashkët për Personat e Pagjetur. Në draftin e dërguar nga Lajçak thuhet që takimi i parë i Komitetit të Përbashkët për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Pagjetur duhet të realizohet brenda 60 ditëve, që nënkupton jo më larg se fillim apo mesi i muajit korrik.

Tash data 28 maj për ne nuk përbën kurrfarë date për të cilën duhet të brengosemi, për arsye se kemi pas një proces demokratik dhe është shumë normale që ky proces demokratik të finalizohet me aktin e emërimit dhe dhënies së betimit nga kryetarët aktual”, tha ai.

Të fundit