Flash News

Kosova

Kurti për dialogun Prishtinë-Beograd: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt njohjes reciproke

Kurti për dialogun Prishtinë-Beograd: Marrëveshja bazë mes

Albin Kurti ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, në një video-mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheimit, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim në Gjermani.

Kryeministri i Kosovës beson se marrëveshja bazë mes vendit të tij dhe Serbisë është një avancim drejt njohjes së ndërsjelltë mes dy shteteve.

“Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet."

“Shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar propozimin në Bruksel nuk është indikacion se ajo nuk pajtohet me përmbajtjen. Çdo ditë ne demonstrojmë kreativitetin e konstruktivitetin tonë”, tha Kurti.

Më 27 shkurt në Bruksel, palët u pajtuan për propozimin e BE-së, të titulluar "Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë".

Kurti deklaroi pas takimit se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ishte i gatshëm.  

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së.

Të fundit