Flash News

Kosova

Diplomati grek kritikon mosnjohjen e Kosovës nga Athina: Politikë e dështuar

Diplomati grek kritikon mosnjohjen e Kosovës nga Athina: Politikë e

Katër diplomatë grekë i kanë bërë thirrje vendit të tyre të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, se diplomacia helene po i reziston ndryshimit, duke marrë shembull rastin e qëndrimit të Athinës ndaj pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm”, thekson ai. “Një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta. Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës do të kontribuojë në mënyrë të vendosur edhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore, në kuadër të të cilave ajo merr pjesë plotësisht në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët e saj evropianë”, ka thënë ai.

Në këndvështrimin e tij, refuzimi i Greqisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, është politikë e gabuar dhe të dështuar. Sipas tij, mosnjohja e Kosovës e mban diplomacinë greke të bllokuar në të kaluarën.

“Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal”, është shprehur ai.

“Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës”, thotë më tej.

 

 

 

Të fundit