Flash News

Kosova

Dita e dytë e gjykimit në Hagë, mbrojtja: UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste

Dita e dytë e gjykimit në Hagë, mbrojtja: UÇK nuk ka

Sot po mbahet dita e dytë e gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në seancën e sotme fjala i takon mbrojtjes të flasë për akuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe kundërshtoi akuzat duke theksuar se Thaçi nuk kishte motiv për t’u organizuar në aktivitete të përbashkëta kriminale.

“UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste. Thaçi e dinte se Kosova s’mund të arrinte pavarësinë pa ndihmën e SHBA-së. Ai kishte motivimin për të mos u angazhuar në ndërmarrje të përbashkët kriminale”, tha ai.

Një ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar komunikoi akuzat për ish-krerët e UÇK-së.

Ditën e djeshme, qindra qytetarë dolën në protestë në mbështetje të Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit me pankarta në duar: “Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”.

Të fundit