Flash News

Kosova

Dita e dytë e vizitës së Lajçak në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin

Dita e dytë e vizitës së Lajçak në Kosovë,

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë e ka nisur me një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sipas mediave kosovare, Lajçak ka mbërritur në zyrën e Osmanit në Presidencën e Kosovës, ku edhe po zhvillohet ky takim me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave.

Mbrëmjen e djeshme Lajçak zhvilloi një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.

Emisari i BE-së do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, ndërsa më pas do të qëndrojë edhe në Beograd.

Të fundit