Flash News

Kosova

“Do minonte Kosovën”, Kurti i ‘prerë’: Nuk do të lejojmë krijimin e Republikës Srpska në veri

“Do minonte Kosovën”, Kurti i ‘prerë’: Nuk do

Albin Kurti është shprehur se nuk do të lejojë krijimin e Republikës Srpska në veri të Kosovës. Kryeministri i këtij vendi gjatë një interviste për median kroate “Hina”, theksoi se “nuk do të lejojë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës”.

Komenti i kryeministrit të Kosovës vjen në prag të raundit të ri të dialogut me Serbinë në Bruksel. Më 2 maj, do të prezantohet drafti i statusit Asociacionit të komunave me shumë serbe.

“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të kishte qenë më mirë sikur të ma kishin paraqitur fillimisht në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që të përmbushet ajo që tashmë është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave."

"Megjithatë, ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, u shpreh Kurti.

Të fundit