Flash News

Kosova

Do të takohet me Kurtin, Escobar mbërrin në godinën qeveritare në Kosovë

Do të takohet me Kurtin, Escobar mbërrin në godinën

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimir, Gabriel Escobar, ka mbërritur në godinën e qeverisë së Kosovës ku do të zhvillojë takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Disa ndër temat që do të diskutohen mes tyre, pritet të jenë çështja e dinarit dhe dialogu Kosovë-Serbi. Një ditë para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar nga Brukseli bëri disa vërejtje të ashpra për komunikimin diplomatik me kryeministrin Kurti, duke pranuar se ka përçarje.

“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin”, tha Escobar.

 

Të fundit