Flash News

Kosova

Dorëheqja e Thaçit, ministria e Jashtme gjermane: Vlerësojmë gatishmërinë, zbardhja e krimeve të luftës është e nevojshme

Dorëheqja e Thaçit, ministria e Jashtme gjermane:

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokuroria Speciale.

Në prononcimin për Deutsche Wellen mbi zhvillimet politike të ditës së enjte në Kosovë, ministria e Jashtme gjermane ka përshëndetur gatishmërinë e të akuzuarëve që bashkpunojnë me organet e aktakuzës

“Kemi dijeni mbi dorëheqjen e presidentit, Hashim Thaçi dhe bashkëpunimin e tij me autoritetet e drejtësisë. Ne e përshëndesim faktin, që të akuzuarit tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e aktakuzës. Zbardhja e krimeve të luftës është e nevojshme dhe pjesë e mbështetjes kosovare për shtetin ligjor”, thekson ministria e Jashtme gjermane.

Gjithashtu ka theksuar rëndësinë e vendosjes së drejtësisë në një shoqëri si faktor i rëndësishëm për paqen. Më tej nënvizohet se Kosova është një partner i rëndësishëm dhe mbështetja në rrugën e saj europiane.

“Nuk ka paqe afatgjatë në një shoqëri pa drejtësi për padrejtësitë e shkuara. Gjermania është e bindur, që luftimi i pandëshkueshmërisë në shumë pjesë të botës përmes gjykatave ndërkombëtare është pjesë e një politike të jashtme të përgjegjshme. Për këtë arsye Gjermania e mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si nga ana financiare, e personelit dhe ajo politike. Kosova është një partner i rëndësishëm, me të cilin ne bashkëpunojmë ngushtë dhe e mbështesim në rrugën e saj europiane”, thotë ministria e Jashtme gjermane.

Të fundit