Flash News

Kosova

"Dosja gjyqësore 2-3 muaj para gjyqit", avokati i Thaçit kundërshton Prokurorinë: Kur po e dëgjoja pickova veten! Mund të bëhet gjyq kështu?!

Hopper: Do të duhen të paktën 18 muaj që të hetojmë këtë çështje. Ky është realiteti

"Dosja gjyqësore 2-3 muaj para gjyqit", avokati i Thaçit
Foto Ilustruese nga seanca për ish-liderët e UÇK-së në Hagë

Vijon seanca gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Prokuroria ka kërkuar që për 2-3 muaj të bëjë publike dosjen gjyqësore, gjë e cila është kontestuar ashpër nga pala mbrojtëse me argumentin se nuk mund të jenë gati.

Në fjalën e tij, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hopper, është shprehur i çuditur nga kërkesa e Prokurorisë.

 “Tek dëgjoj z. Tiger më duhej ta pickoja veten nëse isha në ëndërr apo jo”, ka thënë Hopper, duke shtuar se mbrojtjes i nevojiten 18 muaj kohë që të jetë gati dhe ky është realiteti.

"Afati 18 mujor është minimumi që ne parashikojmë për të filluar për të shikuar nëse do kemi ekipin për t’u përgatitur për procesin gjyqësor që mund të fillonte në verën e vitit 2022. Tek dëgjoj z. Tiger më duhej ta pickoja veten nëse isha në ëndërr apo jo. Vërtet po thotë se mund të bëhet kështu ky gjyq! Kjo është e pakonceptueshme! Sigurisht unë e mbaj mendjen e hapur, por dua që t’ju them se këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese. Do të duhen të paktën 18 muaj që të hetojmë këtë çështje. Ky është realiteti. Z. gjykatës e ka thënë që s’mund ta caktojë sot datën e çështjen", tha avokati i Thaçit. 

Të fundit