Flash News

Kosova

"Shqipëria të jetë zë aty ku ne nuk kemi", Osmani: Presim që flamuri jonë të valvitet përkrah atij shqiptar në selinë e NATO-s

"Shqipëria të jetë zë aty ku ne nuk kemi", Osmani:

Në konferencën e përbashkët mes Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj Ilir Meta, u fol për bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy shteteve shqiptare.

Osmani kërkoi nga Shqipëria mbështetje dhe bashkëpunim efektiv.

Duam që Shqipëria të jetë zë aty ku ne nuk kemi, deklaroi Presidentja e Kosovës, duke iu referuar kështu organizatave ndërkombëtare, ku Kosova ende nuk është anëtare.

"Për ne është i rëndësishëm integrimi në NATO dhe këtu besoj se nga Shqipëria mund të mësojmë shumë.  Do ta presim këtë mbështetje në mënyrë që edhe flamuri i Republikës sonë të valojë përkrah flamurit shqiptar në selinë e NATO-s", deklaroi Osmani.

Të fundit