Flash News

Kosova

"Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë", Kurti: Nuk do ta lejoj, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri

"Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë",

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do ta parandalojë bosnjëzimin e Kosovë si të jetë në qeveri apo opozitë. Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se po tentohet të përsëritet Bosnja në Kosovë dhe se Serbia kerkon të ndërtojë shtet brenda Kosovës së pavarur.

"Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri. Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës. Jam i bindur se me programin tonë, do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia. Beogradi dëshiron të ketë shtet brenda një shteti. Shtetin e Serbisë brenda Kosovës së pavarur”, tha Kurti për BBC.

Ky i fundit u shpreh se prioriteti i Kosovës nuk është dialogu me Serbinë, pavarësisht se, sipas tij, kjo çështje nuk do të duhej të neglizhohet. Ai shtoi se qeveria aktualisht po fokusohet në zhvillimin ekonomik të vendit, në sundimin e ligjit kundër korrupsionit dhe pandemia.

“Ne fituam zgjedhjet e 14 shkurtit me një fitore të favorshme me prioritet për pune. Nuk dua të neglizhoj normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por zhvillimi ekonomik në një anë dhe sundimi i ligjit në anën tjetër, gjithashtu dhe pandemia, do të thotë se dialogu me Serbinë është në vendin e katërt në agjendën tonë të shtet-ndërtimit demokratik për republikën tonë të pavarur”, ka thënë Kurti.

 

Të fundit