Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Me kërkesë të partive opozitare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportoi para Kuvendit për draft-statutin e propozuar nga Perëndimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në Kuvendin e Kosovës u zhvillua debat i ashpër të premten deri vonë për ҫështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me akuza dhe kundër akuza të partive opozitare dhe atyre në pushtet. Gjatë një raportimi në Kuvend, për herë të parë që nga takimi i fundit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se projekt statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomatët evropianë dhe amerikanë, e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar siç tha në marrëveshjet e mëhershme të vitit 2013 dhe 2015.
Kurti: Drafti i fundit perëndimor për Asociacionin “qartazi nuk është ‘Zajednicë’"
Kryeministri raportoi rreth takimeve të një jave me parë në Bruksel, me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni. "Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”, tha kryeministri Kurti, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës që ai e ka pranuar "Zajednicën”, siҫ parapëlqente Kurti ta quante kur ishte në opozitë, marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2013.
Sipas Kurtit drafti i fundit perëndimor për Asociacionin “qartazi nuk është ‘Zajednicë’ ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”, sepse siҫ thotë Kurti, “asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme".
Dy javë më parë pesë të dërguarit perëndimorë u dorëzuan autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë një dokument për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Draft-statuti i Asociacionit nuk është bërë publik, me rekomandim perendimor, që palët po e respektojnë. Ajo që tashmë dihet është, se drafti përmban edhe propozimin e statutit të Asociacionit. Kryeministri Kurti tha se, sipas projekt statutit "çfarëdo ndryshimi i tij bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës dhe vetëm pasi të ketë dhënë aktgjykim lejues Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.
Akuza nga partitë e opozitës
Partitë politike opozitare ishin shumë të ashpra me kritika në adresë të kryeministrit Kurti, duke e akuzuar atë që siҫ thonë se ka përmbysur të gjitha parimet, me të cilat kishte fituar pushtetin. Kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Memli Krasniqi, kritikoi kryeministrin që nuk po tregon detaje për draft-statutin e Asociacionit dhe se sipas tij, Kurti, "ka pranuar që Serbia të vendosë për rregullimin e brendshëm të Kosovës”.
"Ta kanë sjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bashkësinë, ‘Zajednicën', dhe e ke pranuar. A mund të na tregosh çka ke bërë ti aty në Bruksel nëse nuk e ke pranuar. Së pari, kur ke thënë, eja po e nënshkruajmë, ke bërë një gabim që një amator nuk është dashur ta bëj. T'i thuash botës jam i gatshëm të nënshkruaj me Vuçiqin draftin e Asociacionit për Kosovën, që rregullon Kosovën brenda, është jo banale, është anormale, është të pranosh që Serbia të vendosë për rregullimin e brendshëm të Kosovës”, tha Krasniqi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku, akuzoi kryeministrin Kurti për mungesë transparence në raport me dialogun në Bruksel. "Ndonëse në emër të popullit të Kosovës kryeministri ka pranuar një dokument që për herë të parë definon statutin e Asociacionit, ne vazhdojmë të jemi në terr të plotë informativ. Një dokument kaq jetik, i dakorduar tashmë me Serbinë vazhdon të mos shpaloset paraprakisht para popullit të Kosovës”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Edhe Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK tha se, "sikur ky kryeministër t'i besonte vullnetit të sovranit kurrë nuk do të pranonte që informacionet vitale për Republikën e Kosovës të trajtuara në dialog, të mbahen në konfidencë, larg syve të qytetarëve, larg kuvendit, pa përfshirjen e tyre dhe pa besimin e shumicës”.
Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka përplasur në distancë që nga viti 2013, Kosovën dhe Serbinë, por edhe partitë politike në pushtet dhe opozitë në Kosovë dhe në Serbi. Në marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit në Ohër të Maqedonisë me 18 mars të këtij viti, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e saj. Marrëveshja e Ohrit për të cilën bashkësia ndërkombëtare me ngulm kërkon të zbatohet, parasheh ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të njëra tjetrës. Marrëveshja, po ashtu kërkon nga palët të mos ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij, tashmë disa herë ka deklaruar se ai "nuk do të pranojë asgjë që çon drejt njohjes de facto të Kosovës”, ndonëse kjo kërkesë tashmë hapur po bëhet nga autoritetet më të larta të BE-së dhe SHBA-së. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38