Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Zhbllokim i dialogut Kosovë-Serbi apo vazhdim i status-quos

Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t'u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Dy takimet e fundit që u zhvilluan në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësit evropianë dhe në nivel kryenegociatorësh që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.
Më 2 korrik, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviç, u takuan në Bruksel. Bislimi deklaroi pas takimit se pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke njoftuar njëkohësisht, se megjithatë deri më 18 korrik "qeveria e Kosovës do t'i dërgojë komentet me shkrim mbi Marrëveshjen Bazë”. Sipas Bislimit, "aty pritet të dëshmohet se Serbia nuk po e respekton Marrëveshjen”. Nga ana tjetër kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar Kosovën siç thotë "për mbytje të dialogut”.
BE nuk do të krijohet boshllëk për dialogun
BE ka vënë si afat datën 18 korrik për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që t'ia zgjasin mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Pajtimi u arrit pasi që përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, i cili ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t'i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas zyrtarëve të BE-së, me vazhdimin edhe për pesë muaj të mandatit të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë boshllëk, derisa të emërohet pasardhësi i tij. Emërimi i pasardhësit të Lajçakut ndërlidhet direkt me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Në kuadër të paketës së këtyre emërimeve është edhe nominimi i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në postin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, që do të ndërmjetësojë takimet e nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kreu në largim i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka deklaruar se "përkundër ndryshimeve brenda strukturave të BE-së, detyrimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të hiqen”, duke ritheksuar se "normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor”.
Konnjufca: Ndërlikime të panevojshme
Në lidhje procesin e normalizimit të marrëdhënieve, së fundmi kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se "Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes”. "Kjo çështja e pozicionit të Kosovës po ndërlikohet pa nevojë. E para marrëveshja përbëhet prej parimeve dhe çështjeve konkrete. Parimet e përbëjnë frymën e marrëveshjes. Parimet nuk kanë afat, nuk mund të thotë Serbia me Kosovën mund të sillet agresore dhe në një moment mund të bëhet fqinjë e mirë. Çështjet konkrete mund të kenë afate. Problemi është se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes”, tha Konjufca. Sipas tij, nuk mund të kesh barazi sovrane mes shteteve kur Ana Bernabiç dërgon letrën për të zhvlerësuar marrëveshjen.
Dallimet e mëdha mes palëve pengojnë procesin
Ndërkohë analistët politikë nuk kanë shumë pritshmëri se mund të shënohet përparim në dialogun Kosovë-Serbi brenda një periudhe të shkurtër. Sidomos në këtë fazë dallimet ndërmjet palëve janë të mëdha. Këto dallime u vunë re edhe në përpjekjen e fundit të BE-së që të ulë në një tavolinë Kurtin dhe Vuçiçin, por ata nuk pranuan të takohen kokë më kokë. Shpend Demhasaj, analist politik i tha DW-së se "për aq kohë sa BE nuk vendos obligime dhe afate të qarta për palët për zbatim të marrëveshjeve të dakorduara, nuk pritet që të ketë zbatim të marrëveshjeve”.
"Nëse mbetet në vullnetin e palëve (Serbi dhe Kosovë) marrëveshjet nuk do të zbatohen asnjëherë siç edhe nuk janë zbatuar deri me tani. Do të ketë manovra politike vetëm për ta fajësuar njëra tjetrën në sy të perëndimit dhe kaq. Prandaj, BE duhet të marrë rolin e ndërmjetësuesit duke vendos obligime të caktuara për secilën palë, dhe afate për secilin obligim e madje edhe ndëshkim për secilën palë që nuk zbaton obligimet në kohën e paracaktuar”, thotë Demhasaj. Sipas tij, "vetëm kështu mund të jetë i suksesshëm dialogu dhe mund të ketë zbatim të marrëveshjeve. Përndryshe edhe me datën 18 korrik thjesht mund të ketë komente nga palët që do të jenë krejtësisht të kundërta me njëra tjetrën dhe nuk do të mund të gjendet modalitet i zbatimit”.
"Marrëveshja e Ohrit nuk i jep palëve atë që kërkojnë, por iu jep detyra pa kushte"
Një analist tjetër, Blerim Burjani, i tha DW-së se udhëzuesi i BE-së ka qenë i qartë sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, pa dallim dhe pa ndonjë përparësi ndaj pikave të marrëveshjes. Ato duhet të zbatohen nga palët. "Pra e tërë politika ndërkombëtare është koncentruar se si të fillojë zbatimi dhe të ndalen obstruksionet, të cilat vlerësohen si të pa papranueshme. Paraqitja e komenteve unë e kuptoj më shumë si presion se sa si qëllim për të përmbushur palët obligimin ndaj marrëveshjes. Kurti nuk do Asociacionin e Komunave serbe, kjo është qartë dhe ka pas shumë interpretime dëshirore apo, edhe të gabuara rreth kësaj teme në Kosovë dhe jashtë saj”, thotë Burjani. Sipas tij, në Kosovë nuk ka konsensus nacional për ta themeluar siç e quan ai, këtë "Asociacion kontravers në kuptimin juridik dhe kushtetues”.
Marrëveshjen e Ohrit palët tentojnë ta minimizojnë dhe të bëjnë të pamundshme për t'u zbatuar, thekson Burjani. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk i jep palëve atë që kërkojnë, por iu jep detyra pa kushte. Serbisë nuk i duhet një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, ndërsa, Kosova e quan rrezik kushtetues dhe të sigurisë nëse themelohet një entitet i ri juridik në veri e në 10 komuna serbe. Pra qasja e deritashme e ndërmjetësuesve e ka përmbysë këtë zbatim, dhe është e kotë te i lihet palëve faji, e më së paku Kosovës”, thotë Burjani. Sipas tij, BE gjendet para ristrukturimit pas zgjedhjeve atje dhe fati i dialogut do të varet nga strukturat e reja që do të formohen, sikundër që çfarë qasje e re do te riformulohet.
Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, Bashkimi Evropian e konsideron si marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe ka theksuar qartë se përparimi në zbatimin e saj është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38