Flash News

Kosova

Dy persona ndalohen në Fushë-Kosovë për ryshfet në votime

Dy persona ndalohen në Fushë-Kosovë për ryshfet në

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndaluar dy persona në komunën e Fushë-Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari korruptive gjatë procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj të dyshuarve po zhvillohen hetime për veprën penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, e parashikuar në nenin 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë veprimeve hetimore, autoritetet kanë sekuestruar edhe një telefon, që pritet të përdoret si provë në procedurën e mëtejme.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në përputhje me ligjin.

Të fundit