Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
Dyshohet për ngacmim dhe dhunë, arrestohet një polic në Gjakovë
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar
Një polic është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim”.
IPK njofton se kishte pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia e Kosovës dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin në të cilin rast ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.
“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve”, thuhet në njoftim.
Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.