Flash News

Kosova

Dyshohet se vrau policin, Prokuroria kërkon dënim me burg për të miturin në Kosovë

Dyshohet se vrau policin, Prokuroria kërkon dënim me burg për

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të martën ta dënojë një të mitur me burgim për të miturit në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, muaj më parë në Ferizaj. Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Prokuroria Themelore në Ferizaj tha në një komunikatë se i dyshuari i mitur vrau Likën “në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, me dashje dhe përgatitje paraprake”. I mituri, i cili akuzohet për vrasje të rëndë, vazhdon të mbahet në paraburgim nga dita e arrestimit më 21 prill, tha Prokuroria.

Prokuroria e Ferizajt tha se i mituri dyshohet se, në bashkëpunim me pesë të dyshuar të tjerë, e kishte përcjellë Likën pasi ai e kishte përfunduar orarin e detyrës zyrtare deri brenda hyrjes së banesës së tij, ku kishte shtënë katër herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm brenda një kohe prej rreth 47 sekondash.

Të fundit