Flash News

Kosova

E djathta serbe paralajmëron tubim ndërkombëtar në Kosovë

E djathta serbe paralajmëron tubim ndërkombëtar në

Organizata ndërkombëtare Aleanca për Paqe dhe Liri, e cila mbledh të djathtët ekstremë, po planifikon një tubim në veri të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë udhëheqësi i lëvizjes me orientim të djathtë “E djathta serbe nga Serbia” Misha Vaciç, i cili tha se qëllim i tubimit do të jetë ofrimi i mbështetjes ndërkombëtare për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Që ta shohin (serbët) se nuk janë vetëm vëllezërit tanë tradicional, të tipit rusët dhe grekët, por, që ekzistojnë në të gjithë popujt e Evropës njerëz që kanë qëndrim politike se Kosova është Serbi”, tha Vaciç në një deklaratë përmes telefonit.

Më 26 shtator aleanca mbajti konferencën “Kombet e Evropës” në Beograd , në të cilën, sipas një raporti të publikuar nga organizata, u dëgjuan mesazhe që mohonin pandeminë, por edhe pavarësinë e Kosovës. Udhëheqës i tubimit ishte Misha Vaciç.

 

Të fundit