Flash News

Kosova

E fundit në rajon, nis procesi i vaksinimit në Kosovë

E fundit në rajon, nis procesi i vaksinimit në Kosovë
Foto ilustruese

Sot ka nisur zyrtarisht procesi i vaksinimit në Kosovë. Të parët që do të marrin dozën AstraZeneca janë bluzat e bardha. Procesi do të zhvillohet në Klinikën Infektive.

Ndërkohë vaksinimi në komuna do të nisë të enjten ose premten e kësaj jave.

Kryeministri Albin Kurti ishte i pari që mori vaksinën anti-Covid, gjatë ditës së djeshme. Dozat mbërritën mbrëmjen e së dielës. Kontingjenti i parë kishte rreth 24 mijë doza.

Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur procesin e vaksinimit.

Të fundit