Flash News

Kosova

E hëna shpallet ditë zie në Kosovë në nder të viktimave nga aksidenti tragjik

E hëna shpallet ditë zie në Kosovë në nder të

Dita e hënë (26 Korrik 2021) është shpallur ditë zie në Kosovë në nderim të qytetarëve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm në Kroaci.

Vendimi është marrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjithashtu, presidentja Osmani ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

“Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.

10 viktima dhe 45 të plagosur është bilanci tragjik i aksidenti të sotëm në Kroaci, ku u përfshi një autobus nga Kosova i linjës Frankfurt-Prishtinë. Në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën. Aksidenti i rëndë u regjistrua në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit

Të fundit