Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
E vërteta e rritjes ekonomike në Kosovë! Si kanë ndikuar paratë e emigrantëve dhe investimet e huaja

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, jo rrallëherë lavdërohen për suksesin që ka arritur vendi, sa i përket rritjes ekonomike.
Gjatë kësaj jave, edhe të dhënat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), treguan se Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike 3.5 për qind këtë vit dhe deri në 4 për qind vitin e ardhshëm. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetin social Facebook vlerësoi se kjo është meritë e punës së Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Këto rezultate, nuk janë të rastësishme. Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin, është ajo e duhura, ku frytet dhe benefitet do t'i shohim edhe në vitet e ardhshme. Qëllimi i Qeverisë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme e të vijojë të shfrytëzohet potenciali ekonomik”, shkroi Bislimi.
Kosova edhe në qeverisjet e mëhershme, sipas të dhënave të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, ka pasur rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Por, edhe përkundër kësaj rritjeje, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova ka pasur probleme të mëdha ekonomike, siç janë papunësia dhe varfëria. Me këto dy probleme, Kosova është përballur ndër vite. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 16.6 për qind. Ndërkaq, të dhënat për gjithë vitin 2021, tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind. Me mbi 1.7 milion banorë, Kosova konsiderohet të jetë një nga vendet më të varfra në Evropë. Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.
Profesori i lëndës së Makroekonomisë dhe Mjedisit në Biznes në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë se derisa janë këto shifra të papunësisë dhe varfërisë, Kosova nuk mund të mburret me rritjen ekonomike.
“Edhe pse e kemi një rritje ekonomike simbolike, nuk është ajo që adreson problemet ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe që do të përmirësonte gjendjen ekonomike të qytetarëve të cilët janë goditur edhe nga inflacioni i lartë”, thotë Skenderi për Radion Evropa e Lirë.
Për të zbutur këto probleme ekonomike dhe sociale që ka Kosova, vlerësohet se rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore dhe të mbajë atë trend për shumë vite.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë gjatë mbledhjes së 99-të. 30 shtator 2022. Profesor Skenderi thotë se në një shtet ku inflacioni është dyshifror, krijohen probleme të mëdha në ekonomi.
“Shporta mujore e konsumatorit po përkeqësohet çdo ditë. Këtu është problemi më i madh”, thekson ai.
Nga fundi i vitit 2021, inflacioni në Kosovë ka qenë në rritje. Norma mesatare e inflacionit në vitin 2022 ka qenë gati 12 për qind. Rritjes së inflacionit gjetkë në botë i kanë kontribuar në masë të madhe pandemia e koronaviursit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Për ta kontrolluar inflacionin, Banka Qendrore Evropiane ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit, duke i çuar ato nga zero sa kanë qenë në mesin e vitit 2022, në 3.5 për qind në mars të këtij viti. Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se arsyeja se pse Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon është “për shkak të parave të dërguara nga diaspora dhe shpenzimet që ata bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, remitencat kanë kapur vlerën e mbi 1.2 miliard eurove.
“Përveç remitencave, një ndikim të madh, krahasuar me vendet e rajonit, ka pasur edhe rritja e sektorit të ndërtimit. Edhe ky sektor ka pasur rritje si rezultat i diasporës, të cilët blejnë e ndërtojnë shtëpi në Kosovë”, thotë Skenderi.
Po ashtu, një indikator tjetër që ka ndikuar në rritjen ekonomike, siasp profesor Skenderit janë edhe investimet direkte, të cilat gjithashtu i atribuohen diasporës. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove - nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021.Sipas BQK-së, investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës.
Sa është e qëndrueshme rritja ekonomike?
Për një rritje ekonomike më të qëndrueshme, profesor Skenderi thotë se duhet të dizajnohen një model tjetër i ekonomisë.
“Për të pasur një rritje ekonomike të qëndrueshme, Qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet në ndryshimin e strukturës ekonomike. Duhet t’i orientojë masat stimuluese në drejtim të sektorit prodhues”.
“Të gjitha paratë neve na shkojnë në importe, për gjërat që ne mundemi vetë t’i prodhojmë. Stimujt ekonomikë duhet të përqendrohen në sektorin e prodhimit, bujqësisë”, thotë Skenderi.
Me deficitin e lartë tregtar që ka Kosova, shton Skenderi, vështirë se mund të zhvillohet ekonomia.
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një intervistë dhënë për REL-in në janar, ka paralajmëruar se deficiti tregtar është duke ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik të Kosovës. Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2022, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej mbi 900 milionë eurosh, ndërsa ka importuar produkte në vlerë mbi 5 miliardë euro. Rrjedhimisht, deficiti tregtar i Kosovës në vitin 2022 ka arritur në mbi 4 miliardë euro./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38