Flash News

Kosova

E zunë poshtë dyert në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë 3-vjeçari në Gjakovë

E zunë poshtë dyert në oborrin e shtëpisë, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta tha për mediat në Kosovë se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit nga rënia e dyerve të oborrit.

“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, tha Graishta.

 

Të fundit