Flash News

Kosova

Edhe Albin Kurti në Hagë? Gazetari jep detaje: Prokuroria Speciale ka filluar të besojë një dëshmitar

Edhe Albin Kurti në Hagë? Gazetari jep detaje: Prokuroria Speciale ka
Në foto: Albin Kurti dhe Milaim Zeka

Gazetari nga Kosova Milaim Zeka thotë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka shkruan se burimet e tij nga Prokuroria tregojnë se Albin Kurti mund të pyetet mbi veprimet e krerëve të UÇK-së gjatë luftës.

Gazetari thotë se Kurti së bashku me Adem Demaçin kanë pasur informacion se çfarë veprimesh kanë bërë në terren krerët e UÇK-së, të cilët tashmë ndodhen nën arrest në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.

Të fundit