Flash News

Kosova

Edhe Michigani "njeh" 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Edhe Michigani "njeh" 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë

Pas Iowas dhe Nju-Jorkut, duket se 17 shkurti do të njihet si Dita e Pavarësisë së Kosovës, edhe nga shteti i Michiganit.

Guvernatorja Gretchen Whitmer e ka shpallur 17 shkurtin 2024, si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet.

Në vendim thuhet se shteti i Miçiganit ka kënaqësinë t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve anembanë shtetit për të njohur 17 shkurtin 2024 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në arsyetim thuhet se Kosova, që nga shpallja e pavarësisë së saj, siç raporton Klankosova.tv, vazhdon të ruajë vlerat e sovranitetit dhe vetëvendosjes, dhe se shpallja e pavarësisë së Kosovës nënvizoi përkushtimin e saj ndaj idealeve demokratike, duke afirmuar statusin e saj si një demokraci e lulëzuar në komunitetin global.

 

Të fundit