Flash News

Kosova

Edhe pas liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Spanjë

Edhe pas liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës nuk mund

Pavarësisht liberalizimit të vizave në zonën Schengen, qytetarët e Kosovës nuk do të lejohen të hyjnë në Spanjë. Kjo pasi Spanja nuk e njeh Kosovën si shte të pavarur.

Kjo ëhstë konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper.

E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë në Spanjë, Hipper nuk e ka përmendur specifikisht, por ka thënë se mund të shkojnë kudo në Schengen, përveçse në një shtet.

“Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore. Në mesin e vendeve të Schengenit, të gjithë, pos një vendi, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’iu mundësojë bartësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në të gjitha këto vende, pos në njërin prej tyre”, ka thënë Hipper.

Të fundit