Flash News

Kosova

Edita Tahiri del kundër konferencës ndërkombëtare për Veriun: E papranueshme dhe e rrezikshme

Edita Tahiri del kundër konferencës ndërkombëtare për

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka dalë kundër konferencës ndërkombëtare për Veriun, ide e nxitur nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, kjo do të ishe e papranueshme dhe duhet kundërshtuar njësoj si pushtimi nga Serbia, ndaj dhe ka bërë thirrje që populli të jetë kundër masivisht.
“Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundërshtojmë masivisht, ashtu njësoj siç kundërshtuam okupimin nga Serbia”, u shpreh Tahiri.

Kujtojmë se Rama ka thënë se ka ardhur koha që kryeministri Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiç të mbyllen derisa të arrihet një marrëveshje.

Gjatë kësaj jave Rama e ka “dorëzuar” formalisht edhe propozimin e tij në Bruksel gjatë takimeve me zyrtarë të lartë atje, përfshirë Presidentin e KE-së Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell.

 

Të fundit