Flash News

Kosova

Edita Tahiri: Rama mos bëhet levë e Beogradit, ia ka dorëzuar Serbisë lidershipin e rajonit

Edita Tahiri: Rama mos bëhet levë e Beogradit, ia ka dorëzuar

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka shprehur rezervat e saj për kryeministrin Edi Rama, për marrëdhëniet që ka me Serbinë.

E ftuar në Euronews Albania, Tahiri tha se Shqipëria nuk duhet të jetë levë e Beogradit për destabilizimin e rajonit, por pret që të marrë një rol lideri në Blallkan si shtet që ka kontribuar gjithmonë në stabilizimin e rajonit.

“Krijojnë tensione, në favor të Serbisë së madhe. Shqipëria të luajë rol stabilizues, jo t’i bëhet levë e këtyre përpjekjeve të Serbisë, destabiliuese dhe të Serbisë së Madhe. Shqipëria të marrë rolin e liderit për stabilizim të rajonit, si shte që ka kontribuar gjithmonë në stabilimin e rajonit”, deklaroi ajo.

Tahiri e vlerësoi afrimitetin dhe marrëdhëniet mes Ramës dhe Vuçiç, si të dëmshme jo vetëm në raport me Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“E para është politika e jashtme, unë shoh disa elementë të pakëndshëm në politikën shqiptare dhe kjo lidhet me këto iniciativat rajonale, por më serioze është si problem që Shqipëria duhet të dijë se kush janë fqinjët e Shqipërisë dhe cilët janë fqinjët e Kosovës. Këtu kemi një ngatërresë, që kjo afërsia me Ramës dhe qeverisë së Serbisë në një përshtypje se gjoja janë vende fqinje dhe kjo afri kaq e madhe nuk po duket e mirë, e dëmshme jo në raport me Kosovën por edhe në Ballkan”, tha ajo.

 

Të fundit