Flash News

E-TJERA

Edita Tahiri: Sot mori fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur”

Edita Tahiri: Sot mori fund projekti hegjemon serb “Ballkani i

Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se sot me vijimin e Procesit të Berlinit, nisma “Ballkani i Hapur”, ka marrë fund.

Në një postim në Facebook, Tahiri shkruan se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk mori pjesë sot në Samit, për dy arsye: sepse është një kërcënues i stabilitetit dhe sigurisë për vendet e Ballkanit.

“Vuçiçi sot nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e procesit te Berlinit për dy arsye: e para një kërcënues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një Samit që synon paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan, dhe arsyeja e dytë është që sot mori fund projekti hegjemon serb "Ballkani i Hapur" ndërkaq definitivisht mbizotëroi procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor të gjashtë vendeve ËB6. Për ngarendësit e 'Ballkanit të hapur' që prodhoi një tandem të çuditshëm "Rama-Vuciç' tashmë mbaroi ky projekt i dëmshëm serbo-rus”, shkruan Tahiri në Facebook.

Të fundit