Flash News

Kosova

Eksperti amerikan flet për bandat në veri të Kosovës: Rrezikohet destabilitet serioz

Eksperti amerikan flet për bandat në veri të Kosovës:

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer tha se kriminelët që kryejnë operacione në veri të Kosovës janë nën kontrollin e Beogradit.

Ai i ka komentuar kërcënimet e Vuçiçit për dërgimin e ushtrisë në veri, duke thënë se ndërkombëtarët për fat të keq kanë një besim të mirë të veprimet e mira të tij.

“Ai tashmë ka kontroll de facto mbi veriun. Ai po përpiqet të sigurojë mosndëshkimin për bandat e tij kriminale dhe kontrollin e vazhdueshëm të Beogradit në veri”, tha eksperti.

Ky i fundit ka folur edhe rreth mundësisë së një luftë të re në Ballkan.

“Jo një luftë tjetër, por një destabilitet serioz. Rusia ka vetëm disa trupa në Serbi dhe ushtria serbe nuk do të dëshirojë të hyjë në asnjë pjesë të Kosovës me shumicë shqiptare. Por, forcat serbe të sigurisë ekzistojnë në të gjitha komunat me shumicë serbe, veçanërisht në veri. Mund të shkaktojnë shumë telashe”, ka thënë eksperti.

 

Të fundit