Flash News

Kosova

Çelja e negociatave, Kurti uron Shqipërinë dhe RMV-në: Kosova feston arritjet tuaja

Çelja e negociatave, Kurti uron Shqipërinë dhe RMV-në:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se Kosova feston arritjet e të dyja vendeve dhe i bashkohet angazhimit drejt reformave që do të forcojnë më tej jo vetëm rajonin, por edhe Evropën.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti.

Të fundit