Flash News

Kosova

Ende asnjë i vaksinuar në Kosovë, Hoti njofton mbërritjen e dozave të para: Në mars vijnë 33 mijë vaksina

Ende asnjë i vaksinuar në Kosovë, Hoti njofton mbërritjen e
Foto ilustruese

Në Kosovë do të mbërrijnë vaksinat e para gjatë muajit Mars. Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bëri me dije se kontingjenti i parë ka 33 mijë doza nga Covax.

Ai shtoi se nga Covax, Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 vaksina anti-Covid. Hoti tha se po negociohet edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në krye të herës se do ta ndihmonte Kosovën me vaksina, por deri më tani nuk është bërë asnjë dërgesë drejt shtetit tjetër shqiptar.

“Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës. I kam kërkuar ministres së shëndetësisë që të flasë me homologun në Kosovë. Personeli shëndetësor atje do të ketë mundësinë të vaksinohet si të gjithë kolegët në Shqipëri”, tha Rama.

Në Ballkanin Perëndimor Kosova është e vetmja që nuk ka nisur vaksinimin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti kërkoi respektimin e masave anti-Covid, ndërsa bëri me dije se po punohet për të rritur kapacitetet, siguruar barnat dhe për të zgjeruar personelin shëndetësor.

Të fundit