Flash News

Kosova

Çertifikimi i zgjedhjeve, nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Çertifikimi i zgjedhjeve, nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Nesër në mesditë pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi u bë i ditur nga Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 11 shkurt në orën 12:00

Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.  

Çertifikimi i zgjedhjeve, nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Të fundit