Flash News

Kosova

Escobar dhe Lajçak sot në Kosovë, takim me Kurtin dhe Osmanin

Escobar dhe Lajçak sot në Kosovë, takim me Kurtin dhe Osmanin

I dërguari i SHBA-ve Gabriel Escobat dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, do të jenë sot në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerët e shtetit, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Vizita në Prishtinë dhe takimi me Osmanin dhe Kurtin vjen në kuadër të përpjekjeve për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të vijuar punën me dialogun mes dy vendeve.

SHBA dhe BE po përpiqen që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje për targat dhe letërnjoftimet.

Telegraf raporton se Escobar dhe Lajçak në orën 14:00 do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, në orën 15:00 me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Dyshja do të takohet edhe me liderët e partive opozitare në orën 16:00.

Të fundit