Flash News

Kosova

Escobar e Lajçak mbërrijnë sot në Kosovë, mesazhet që pritet të japin për liderët politikë

Escobar e Lajçak mbërrijnë sot në Kosovë, mesazhet

I Dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të mbërrijnë sot në Kosovë.

Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri më 2 shkurt. Mediat vendase shkruajnë se Lajçak dhe Escobar do të takojnë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Ndërsa nesër pritet të takojnë liderët e partive politike. Lajçak do të takojë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Pas takimeve që do të zhvillojnë në Kosovë Lajçak dhe Escobar do të japin edhe konferencë për media.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë.

 

Të fundit